CITY! Magazin: Arti që kapërcen kufijtë!

CITY! Magazin”: Arti që kapërcen kufijtë!

Formularbeginn

Gazmend Freitag në revistën e Linz-it “CITY! Magazin”: Arti që kapërcen kufijtë!

Artisti shqiptar Gazmend Freitag është në qendër të një shkrimi të botuar në numrin e shtatorit të revistës së Linz-it “CITY! Magazin”, ku prezantohet rrugëtimi i tij artistik, historia personale dhe mënyra se si përmes artit ai ndërton ura mes kulturave dhe njerëzve.

Me titullin “Kunst kennt keine Grenzen” – “Arti nuk njeh kufij”, revista i kushton një hapësirë të veçantë artistit Gazmend Freitag, duke vënë në pah krijimtarinë e tij dhe historinë e një artisti që ka ndërtuar jetën dhe veprimtarinë e tij mes kulturave të ndryshme.

I lindur në Kosovë në vitin 1968 dhe i vendosur më pas në Austri, Freitag e ka shndërruar përvojën e migrimit, kujtesën, identitetin dhe përkatësinë kulturore në pjesë të rëndësishme të veprës së tij artistike. Në shkrim theksohet se rrugëtimi personal dhe artistik i tij është i lidhur ngushtë me temat e identitetit, vendlindjes, kujtesës dhe diversitetit kulturor.

Revista “CITY! Magazin” e përshkruan artin e Freitag si një gjuhë universale, e cila mund të afrojë njerëz me prejardhje dhe përvoja të ndryshme. Përmes pikturës, vizatimit, fotografisë dhe portretit, artisti i jep rëndësi të veçantë njerëzve dhe historive të tyre 

Një vend të rëndësishëm në artikull zë edhe puna e tij me portretet, përmes të cilave Freitag synon të përcjellë jo vetëm pamjen e jashtme të personit, por edhe karakterin, emocionet dhe historinë që qëndron pas çdo fytyre. Pikërisht takimet me njerëzit dhe historitë e tyre janë, sipas artistit, një burim i rëndësishëm frymëzimi për krijimtarinë e tij.

Në numrin e shtatorit, “CITY! Magazin” i kushton vëmendje edhe ciklit të tij më të fundit artistik, “Nostalgisch”, në të cilin artisti sjell në telajo një prej simboleve të njohura të Linzit, Pöstlingbergbahn. Përmes këtyre veprave, Freitag ndërthur historinë e qytetit me këndvështrimin e tij artistik dhe me kujtesën e vendit ku jeton e krijon.

Paraqitja e Gazmend Freitag në revistën “CITY! Magazin” përbën një vlerësim të rëndësishëm për veprimtarinë e tij artistike dhe për rolin e artit si urë lidhëse mes njerëzve dhe kulturave. Historia e tij personale, nga Kosova drejt Gjermanisë e ma vonë Austrisë, dhe krijimtaria e tij dëshmojnë se arti mund të shërbejë si një hapësirë ku identitetet, kujtimet dhe përvojat e ndryshme takohen.

Arti nuk njeh kufij” – mesazhi i zgjedhur nga “CITY! Magazin” për ta prezantuar Gazmend Freitag përmbledh në mënyrë domethënëse edhe filozofinë e krijimtarisë së tij: një art që nis nga përvoja personale, por synon të komunikojë me një publik përtej kufijve të gjuhës, origjinës dhe kulturës.

Albanische Zeitung

20.09.2026

 


 

Kommentare