![]() |
Ishte një ditë vere me diell, në Shëngjin, ku atmosfera e
qetë dhe drita e ngrohtë krijonin një harmoni të veçantë. Aty lindi frymëzimi
im. Kisha me vete një bluzë dhe disa ngjyra, dhe krejt spontanisht fillova ta
pikturoj. Ishte një proces i pastër, intuitiv, i lindur nga momenti – një
dialog mes ngjyrave dhe asaj dite të qetë. Një ditë më vonë, gjatë një
shëtitjeje, realizova disa fotografi si kujtim të këtij pushimi, që për mua
mbetet shembull i bukurisë së krijimit spontan dhe i lidhjes së thjeshtë mes
njeriut, natyrës dhe artit.
Shëngjin, korrik 2026

Kommentare
Kommentar veröffentlichen