Gazmend Freitag dhe Flutura Maçi, Durrës. Shqipëri, 2025
Flutura Maçi
Më shihje si diell
Vjeshta e parë
Kish hyrë në kalendar
Deti priste ende vizitorë
Pas kohësh të largëta
U takuam në plazh
Ecëm bregut kapur përdorë
Dielli digjte
Era frynte
Ne zhyteshim mes dallgësh
E dilnim triumfatorë
Më dukej vetja pulëbardhë e lumtur
Ti më dukeshe perandor
Ne flisnim një gjuhë
Shiheshim në sy
Na ngrohte një diell
Ti thoshe ; janë dy!…
Tiranë, 11 shtator 2025

Kommentare
Kommentar veröffentlichen