Gazmend Freitag me shkrimtarin Ismail Kadare

Gazmend Freitag përgjatë viyitës në rezidencën e Ismail Kadaresë në Durrës, Shqipëri, me Ismail Kadare dhe Asie Duka.
9 shtator 2023 © Bujar Hudhri

Pushimet verore të Gazmend Freitag në Shqipëri këtë herë nuk ishin vetëm për relaksim. Ai ishte edhe në një mision: t'i jepte portretin që kishte vizatuar shkrimtarit të madh dhe me famë botërore Ismail Kadare. Gazmendi u prit në rezidencën verore të Ismail Kadaresë në Durrës. E shkrimtari i njohur ka mbetur i kënaqur me bisedën dhe portretin e tij të realizuar nga Gazmend Freitag.

Por nuk ishte vetëm një shkrimtar dhe një piktor që u takuan atje: jo, ishte i pranishëm edhe botuesi dhe themeluesi i njohur shqiptar Bujar Hudhri i Shtëpisë Botuese Onufri, si dhe redaktorja Asie Duka. Një takim i mrekullueshëm i mendjeve të mëdha.

 

Kommentare