Gazmend Freitag dhe Besnik Grajçevci

 

 Gazmend Freitag dhe Besnik Grajçevci në Festën e kulturave të popujve në Salzburg, Austri, 18.06.2023

Kultura popullore e Salzburgut (Salzburger Volkskultur) së bashku me qytetin e Salzburg-ut, me datën 18 qeshor 2023, mbajti ,Festën e kulturave të popujve‘ (Fest der Volkskulturen), si simbol të bashkëjetesës paqësore dhe të dobishme të popullsisë së larmishme të qytetit të Salzburgut.

Në këtë festë, Shoqata Austriako-Shqipëtare ‘Aleksandër Moissi‘ me kryetaren e saj zonja Lulavere Dasch, prezantoj kulturën e popullit shqiptar. Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe i Valleve „Shota“ magjepsi publikun plotsisht, sëbashku me maestron shqiptar Gazmend Freitag i cili prezentoj „10 Portraits of Albanians“.

Gazmend FreitagKam pasur shum knaqsi, që isha pjesmarrs në ,Festën e kulturave të popujve‘ në Salzburg. Këtu prezentova 10 portrete të Personaliteteve Shqiptare nga sfera e literatures, historis, filmit e artit… që kan ndikuar mendjen dhe zhvillimin tim si piktor: Gjergj Kastrioti, Pjetër Bogdani, Alexander Moissi, Ibrahim Rugova, Esad Mekuli, Mother Teresa, Anton Çetta, Bekim Fehmiu, Nexhmije Pagarusha, Ali Podrimja.

Lumturin ma të madhe e përjetova takimin me Ansamblin Shota të cilët me formen tradicionale të muzikes dhe vallzimit, sollen gjith publikun në levizje. Unë për një moment të gjatë e kisha ndjenjën, sikur isha në vendlindjen time në Kosovë, në shoqrim me shokë të mir!

VIDEO

Kommentare