Gazmend Freitag, Mentor Thaqi, Vjenë, 30.04.2023 © Keti Berisha Piktori i njohur shqiptar Gazmend Freitag, i cili prej shumë vitesh jeton dhe punon në Linz të Austrisë, është vlerësuar nga Lidhja e Krijuesve dhe Shkrimtarëve Shqiptarë në Mërgatë për arritjet e tij artistike. Vlerësimi është bërë në kuadër të aktiviteteve „Pranvera Vjeneze“ 2023. Lidhja e Krijuesve dhe Shkrimtarëve Shqiptarë në Mërgatë! është krijuar dhe funksionon që prej nëntorit të vitit 2013 në Koblenz, Gjermani, kryetar Musa Jupolli, sekretar Mentor Thaqi. Mentor Thaqi Gazmendi vërtetë e arsyeton emrin, dhuron gazmend artistik, dhuron vlera, krijon vlera, punon në vlera! Gazmendi është artist i ngjyrave të përzemërta, është natyralist i shkelqyeshëm, ka imagjinatë të mprehtë, ka përceptim të përpiktë, ka dy duar të djathta në mjeshtri arti, një piktor që midis dimri të dhuron pranverën! Portretin nga Gazmendi e ruaj me xhelozi, ai mbeti portret i një rinie pa mplakje, por e ruaj edhe pikturen (vizatimin "akt") dhe komunikoj artistikisht me to, sepse Mjeshtri e gjeti çelësin e komunikimit! Bal (Musa Jupolli), me përshkrimin tënd, gati u bëre edhe ti piktor, sepse humbe dhe u rrëmbeve në pasurinë artistike pamore të Gazmend Shqypnisë! |
Kommentare
Kommentar veröffentlichen