PUTHJA NË GALERI NGA GAZMEND FREITAG

Puthja në Galeri nga Gazmend Freitag, 2016


Një moment mjaft romantik dhe me shije të lartë artistike, në ekspozitën e piktorit të njohur shqiptar, Gazmend Freitag, në galerinë “Der Kunstraum” të Vjenës.
Artisti me vlera të larta krijuese, i cili jeton dhe krijon në Vjenë, gëzon një autoritet të lartë në Austri, por edhe në shtetet tjera, ku artit i jepet një prioritet i veçantë.
Në ekspozitën e piktorit Freitag në këtë galeri, çifti bashkëshortor nga Vjena, Joe dhe Traudi bëjnë dashuri duke u puthur. Qershia mbi tortë e gjithë kësaj është, se ata pikërisht janë personazhe në pikturën e artistit Freitag, para së cilës ata qëndrojnë.
Jo vetëm ata, por edhe shumë çifte tjera qëndrojnë atypari, bëjnë dashuri, fotografohen, dhe njëkohësisht piktori Freitag i pikturon me plot frymëzim.  /DritarjaOnline/


Kommentare