MENTOR THAQI STATEMENTS

Mentor Thaqi, Autor. PHOTO: MENTOR THAQI



"Po ua dhamë vështrimin e duhur kohor vizatimeve dhe pikturave të Gazmendit, qoftë edhe si vlerësues autodidakt, nuk na shpëton pa u vërejtur mjeshtëria në përzgjedhje ngjyrash me shikim natyral, hija dhe drita në një mishërim të drejt, vendosja e objektit-subjektit në kompozicion në raport të drejt me rrethin, ke portreti një përqendrim i kthjelltë në figurën studimore, përshkrim i bukur tiparesh dhe karakteri ... Artisti i Artit Pamor Gazmend Freitag, tashmë një artist profesionist, po pushton hapësirat e studiove, paneleve, sallave ekspozuese, por sigurisht edhe tregun e vlerave artistike. Suksesi qoftë përditshmëri e tij, e meriton me punën e tij të shkëlqyer dhe me karakterin e tij si njeri, shqiptar, vienez dhe evropian i zellshëm!"

 MENTOR THAQI,  Shkrimtar



Kommentare