INDIVIDË ME DHUNTI OSE TALENT, JANË TIPIKISHT MË TË LUMTUR

Gazmend Freitag me portretin e Istriva Gava, Linz, 2014

Nga ISTRIVA GAVA

Individë me dhunti ose talente intelektuale, jan tipikisht më të lumtur, më të shëndetshëm, më të pasur dhe të përshtatur më mirë se individët mesatarë. Në kundërshtim me atë që mendohet në përgjithsi, të talentuarit nuk janë gjithmonë shkencëtarët (me mjekër e syze të trasha) por janë njerëz me prirje më të mirë në shumë fusha si: sporti, profesionet, marrëdhëniet ndërpersonale dhe përparimi shkollor. I referohem artistit, gjeniut, tipit krijues, tipit të vetëndërgjegjshëm dhe thjesht, qenjes njerëzore. Në vënd që të luftojnë vetveten, këta njerëz pranojnë dhe afirmojnë vetveten dhe krijojnë një ideal, i cili funksionon si vatër pozitive për dëshirë. Artisti krijon veten e tij dhe pastaj vazhdon të krijojë botë të re gjithashtu.
Nuk mund të le pa përmendur krijimtarin pikturale. Në zhanera të ndryshëm, të portretizimit dhe nudos si elitë me shije të kultivuara estetike. Historia e arteve njeh mjaft artist që kanë trajtuar nudon si: Gazmend Freitag, artisti i njohur nga Prizreni, me nje karrierë të gjatë në krijimtarin e artit, na përfaqson denjësisht në shumë vënde të botës kryesisht në Austri. Trajton nudon, madje me përkushtim. Zhaner ky artistik i cili konsiderohet ndër më të lashta të artit pamor. Frymëzimi, inspirimi me bukurinë e femrës në vazhdimësi ka rrëmbyer artistët e të gjitha epokave.
Stileve dhe drejtimeve të artit. Një artist i vërtet gjithashtu ka nevojë për përjetësi, të cilen mund ta arrije duke identifiluar veten me dëshirën kolektive të kulturës. Arti i mirë mund të kuptohet si lidhje e materiales dhe shpirtërorës, specifikes dhe universales, ose individit dhe njerëzimit. Artisti ka prirje fort tëveçantë ndaj lavdisë dhe dëshirës së vet. (Gazeta Nacional)


ISTRIVA GAVA ON INSTAGRAM: https://www.instagram.com/istrivagava/

Kommentare