Keti Berisha - Part of the Art

Keti Berisha në ekspozitën e përbashkët "Part of the Art" im showroom51 /Pfeilgasse, Vjenë, 29.05.2026. Foto: Hailwax Robert


KETI BERISHA

Një falënderim i madh për Udo Hohenberger, artist dhe galerist, i cili e prezantoi mbrëmjen me shumë profesionalizëm, ndjeshmëri dhe vlerësim.

Ne ishim gjithsej dhjetë artistë, dhe ai na prezantoi të gjithëve me respekt, me fjalë të mira dhe me një përshkrim të kujdesshëm të veprave tona.

Ai vetë është një artist i jashtëzakonshëm, dhe për mua ishte veçanërisht e bukur ta përjetoja mënyrën se si foli për artin tim. Artistin dhe galeristin nuk e kam njohur personalisht më herët. Rastësisht kam qenë para rreth 20 vitesh në një ekspozitë të tij këtu në Vjenë, dhe që atëherë e kam njohur vetëm si emër artisti. Më vonë pashë se ai organizon ekspozita për artistë të tjerë dhe vendosa të aplikoj në mënyrë profesionale — dhe mora një përgjigje shumë të bukur: një ftesë për të marrë pjesë në ekspozitë. Për mua kjo ishte ekspozita ime e dytë, dhe ishte një emocion i veçantë të shihja se si të dyja pikturat e mia kishin vende kaq të veçanta në galeri. Piktura e parë ishte vendosur te hyrja e galerisë, aty ku hyn çdo vizitor.

Ndërsa piktura tjetër, ajo 210 × 100, e madhe dhe në tre pjesë, ishte vendosur në hapësirën e Verdit — aty ku ishin ulëset dhe ku mysafirët ndaleshin, uleshin dhe e shikonin me vëmendje. Unë qëndroja pak më prapa dhe gjatë gjithë mbrëmjes dëgjoja komente pozitive, fjalë të ngrohta dhe reagime që më prekën shumë. Ndër fjalët e prezantimit të tij profesional, Udo tha për mua: “Një femër e bukur që pikturon bukur.” Ato fjalë më prekën dhe më frymëzuan. Faleminderit edhe për fotografët Robert Hailwax dhe John Morris, të cilët kapën me kujdes atmosferën e mbrëmjes dhe momentet më të bukura. Ekspozita ishte shumë e vizituar, dhe ishte e mrekullueshme të dëgjoja se si vizitorët e përjetuan dhe e lexuan artin tim. Çdo koment, çdo ndjesi dhe çdo reflektim e bëri këtë përvojë edhe më të vlefshme për mua. Dhe unë mbetem e frymëzuar.


 




Kommentare