Gazmend Freitag: Shefqet Dibrani, portret me laps në letër, 2024 |
Shefqet Dibrani
Ishte data 13 qershor e këtij viti (2024), në rrjetin social
Facebook, mu prezantua piktori Gazmend Freitag, në një vizitë të tij në
rezidencën e Ismail Kadaresë në Durrës, Shqipëri, e cila kishte ndodhur më 9
shtator 2023, ku shihej piktori duke ia dhuruar portretin e punuar vet
Kadaresë. Piktura reflektonte vlerë artistike të përzier me humanizmin
njerëzor. E tëra: paraqiste konsideratën e piktorit për gjeniun e letrave
Ismail Kadare. Ky ishte refleksioni im pse bëra një "Portret me
Fjalë", për piktorin Gazmend Fraiteg, pa më vajtur mendja se do të ishte
një prekje magjike pak ditë para se Shpirti i Shkrimtarit Shqiptar të Shkonte
drejt qiellit për tu Shenjëtruar. Pa asnjë modesti, "Portreti me Fjalë", bënte
përpjekje për t’i thënë disa nga vlerat që i ka ky artist, duke theksuar pak
nga rruga e tij jetësore dhe natyrisht duke ia lavdëruar ngjitjet, përkatësisht
duke ia përmendur lartësitë artistike dhe kaq. Pa pretendime për ta
hiperbolizuar frymën krijuese që ka artisti. Ky lloj shkrimi u prit shumë mirë
nga vet piktori, pastaj edhe nga miqtë e tij të shumtë të cilët e shpërndanë
dhe e publikuan. Portreti me Fjalë" sikur e mori dhenë, mirësia dhe fjala
e mirë dilte më në pah, e cila më duket se goxha shumë mungon mes nesh?!... Ripublikimin e disaherëshëm që e bëri vet Gazmend Freitag, e
përjetova si mirësjellje dhe falënderim të një Piktori i cili e ka përmbushur
vetvetën dhe artistikisht është i realizuar, i thjesht dhe i sigurt në të
gjitha veprimet e veta, prandaj më duhet ta them se Gazmend Freitag, është
Njeriu Tokësor, i thjesht dhe tejet njerëzor. Ai di si të falënderoj dhe pse duhet falënderuar dik që e ka
respektuar, pa u njohur e takuar fare. Sigurisht, është reflektim edhe i ambientit gjerman e austriak, ku për secilën gotë uji që ta afron dikush, qoftë kjo edhe bashkëshortja, çdo herë duhet falënderuar, edhe nëse ky shërbim do të ndodhte 100 herë në ditë. Të gjitha ripublikimet e "Portretit me Fjalë" i kam pranuar si mirënjohje të tilla. Gjest, i rrallë, ndër ma të rrallët, për të mos thënë i vetmi, dhe mbase vetëm Gazmend Freitag e bëri të kundërten e përvojës që kisha me përbuzje, shpërfillje dhe injorim, prandaj mua më dha shpresë se kombi ynë nuk ka përfunduar dhe as nuk do të çthuret kurrë, vetëm se duhet kërkuar vlerat dhe njerëzit, pasi vetëm ata që kanë prodhuar vlera artistike për veten e tyre, dijnë të të falënderojnë e respektojnë për një punë-shkrim të bërë! Dhe për të shkuar më tej, sikur nuk mjaftuan gjithë këto
falënderime, Ai pak ditë më vonë Vizatoi Portret Tim të punuar me LAPS, gjest
dhe veprim që më bëri shumë krenar dhe më sforcoi shumë edhe moralisht. Vërtetë
Gazmend
Freitag, më bëri një dhuratë shumë me vlerë, dhe e gjitha është si
falënderimi për "Portretin me Fjalë" që shkrova pa u njohur e takuar
kurrë më parë! Tek arti dhe artistët kam parë madhështinë artistike,
humanizmin njerëzor, që i tejkalojnë të gjitha Vlerat Artistike që Vizatohen
ose Shkruhen me LAPS! Gazmend
Freitag, faleminderit një milion herë!... 20.07.2024 |
Kommentare
Kommentar veröffentlichen