Gazmend Freitag, Linz, Austri, 2022. © Andrea Aichhorn |
„Arti Shqiptar është i madh ndërsa unë jam një piktor i vogël,
por që mundohem me punën time ta përcjelli imazhin pozitiv të pikturës së bukur
shqiptare.“ GAZMENDFREITAG
Lulëzimet..projekti për botën me lule
Aktualisht
jam duke punuar në projektin Lulëzimet. Çfarë do të ishte bota
jonë pa lulëzimet? E vetmuar dhe e shprazët. Gjithçka që ne njerëzit por edhe
kafshët ushqehemi – lisat, bari, frutet, pemët, salatat, gruri, barishta mbi
ujë e tjera… egzistojnë vetëm falë lulëzimet të cilat duke lulëzuar ftojnë për
shumëzim dhe e mundësojnë këtë. Nga shumë këto lulëzime në hapsirën e jetës
sonë, kemi disa prej tyre të cilat falënderuar bukurisë së tyre neve njerëzve
na bëjnë të ndjehemi të lumtur. Disa prej tyre, ju përkushtoj vëmendje me projektin
tim të ri. Në pikturë mundohem ta paraqes qënien e tyre të jashtëzakonshme,
elegancën e tyre, ngjyrat, format, strukturën me artet e tyre. Pse? Sepse ndjej
kënaqësi dhe pse lulzimet me bukurinë e tyre të natyrshme, neve njerëzve në
situata të vështira na dhurojnë ngushëllime dhe shpresa!
Kommentare
Kommentar veröffentlichen