Gazmend Freitag me Aferdita Demaku dhe Tahir Turkaj, Festa e Flamurit në Baden të Austrise, 24.11.2013 |
Me Tahirin isha takuar në Vjenë së paku dy herë më 2013. Jemi njoftuar përgjatë promovimit te antologjisë “Illiricum” në gjuhën gjermane në PEN-Club Vjenë, me rastin e 100 vjetorit të shtetit shqiptar. Ndërsa herën e dytë jemi takuar përgjatë promovimit të monografisë të autorit z. Hazir Mehmeti, në ambasadën e Republikës së Kosovës në Vjenë. Në të dy rastet kemi pi kafe së bashku dhe kemi shkëmbyer biseda të larmishme. Unë isha shumë i impresionuar nga Tahiri, urtësia dhe sjellja e tij sa humane por edhe e përzemërt.
Pos tjerash z. Tahir
Turkaj organizon dy herë në vit koncerte shqiptare në Baden vite me radhë. Ështē
themelues dhe kryetar i shoqatës kulturore artistike „17 Shkurti“ në Baden të Austrisë.
Kjo shoqatë është një vatër ku kultivohen me shumë zell elemente shqiptare, si
gjuha shqipe, muzika e mirfilltë folklorike, vallet, recitimet poetike; Kētu
bashkohen të rritur por edhe fëmijë të cilët kan lindur në Austri por me shumë
dashuri i kultivojn edhe vlerat shqiptare të përmendura më lartë.
Karakteristike
e shoqatës është gjithashtu, se përgjatë koncertëve ftohen edhe personalitete të
njohura publike nga vëndlindja, nga skena e artit, muzikës, teatrit, filmit e tjerë.
Gjithë ky aktivitet kulturor zhvillohet falënderuar angazhimit të madh të
atdhetarit jashtzakonisht të madh z. Tahir Turkaj, mikut tim shumë tē dashur si
dhe familjes dhe miçve të tij anembanë Austrisë.
Gazmend Freitag
Kommentare
Kommentar veröffentlichen