Gazmend Freitag hapi ekspoziten „Linzi im“ në Linz të Austrisë

Gazmend Freitag, Klaus Luger, 12.07.2021  © Robert Rieger

Gazmend Freitag e hapi me 12. 07. 2021 në atrium të bashkisë së vjetër të qytetit të Linzit ekspoziten e tij me titull „Linzi im“. Hapjen solmne e bëri kryebashkiaku i Linzit z. Klaus Luger.  Të pranishëm ishin edhe drejtori i kulturës dhe arsimit dr. Julius Stieber, shefi i revisrës „Oberösterreich“ z. Johannes Kahr, galeristi i mirnjohur nga Vjena z. Hubert Thurnhofer si dhe shumë adhurues tjerë të artit.

Aty u eksponuan njëzet piktura, shumica prej tyre eksponate në vaj me motive të pejsazheve nga qyteti i Linzit. Me këtë ekspozitë shprehi dashurinë time artistike ndaj pejsazheve të natyrës, arkitekturës si dhe banorëve të dashur ku unë jetoj dhe veproj mbi një dekad.„ – thot piktori.

Hapja e ekspozites ishte plotë emocione mbreslënëse me përjetimin e ngjyrave të bukura të pikturave si dhe ambientit miqësor që mbretrëoj. Piktori ynë me imazhin e tij pozitiv është një ambasador i vërtetë i botës shqiptare.

Izri Rexha


 

Kommentare