Romani „Kloroform“ nga Klara Buda
Romanin “Kloroform” e lexova dy hërë radhazi për ta kuptuar sa më mirë. Përgjatë leximit me një koncentrim të veçantë, harroja gjithshka rreth meje nga kureshtja se çfarë do të ndodhë me Alma Fishtën e cila është personazhi kryesorë i romanit. Ajo përgjatë anastazisë në spital ku do të detyrohet nga regjimi që ta abortoje dhe të mos e lindë fëminë, do të përkujtojë gjithë ngjarjen mbi të cilën është thurur romani.
Më kanë pëlqyer shumë bisedat e grupit te studentëve në Tiranë, të cilët diskutojnë temat e larmishme e që janë tabu akoma në shoqërinë shqiptare, si për shembull, virgjeniteti i vajzave apo dashurija mes gjinisë së njejtë.
Emancipuese apo mesazh për mua si kosovar, nga romani „Kloroform“ mësoj se çfarë dhunë e ashpër është ushtruar nga diktatura, se si morali i rremë ka dominuar në Shqipëri. Ne kosovarët nuk i kemi njohur këto fakte. Gjithshka është kontrolluar nga regjimi, madje edhe brënda murëve të shtëpisë. Në rastin e Almes kontrolli i shtetit i shtrin kthetrat edhe në brendesi të trupit femëror, duke shpronësuar Almën edhe nga pushteti mbi vetë trupin e saj.
Librin e kam porositur në Bukinist në Tiranë prej nga bëhet transporti në të gjithë botën.
Faleminderit përzemërsisht, e dashura Klara!
Kommentare
Kommentar veröffentlichen