NUSJA NGA MITROVICA E GAZMEND FREITAG EKSPOZOHET PËR HERË TË PARË NË AMBASADËN E SHQIPËRISË NË VJENË
Mag. Valbona Reinmüller, Gazmend Freitag mit Bild "Die Braut von Mitrovica" von Gazmend Freitag. Albanische Botschaft in Wien, 19.05.2017. PHOTO: VAHEDIN AJETI |
DITËT E AMBASADAVE TË HAPURA / EKSPOZITË / 19. maj 2017
Me rastin e ditës se Dyerve të Hapura të Ambasadave,
ekspozoi piktori i njohur Gazmend Freitag për herë të tretë radhazi veprat e tij në
Ambasadën e Shqipërisë në Vjenë. Duke punuar me traditën e Impresionizmit
Evropian, ky piktor shqiptar është i njohur për veprat e tij me motive
shqiptare, të cilat ai me dashuri i paraqet në portrete dhe peisazhe.
Edhe këtë herë, piktori na siguroi një vështrim në
shpirtin shqiptar, si për shembull përmes pikturave vaj në kanavace „Baresha“,
„Der Adler“, “Nadege am Meer” dhe “Obstladen in Prizren”. Për herë të parë
admirohen edhe portretet e Pjetër Bogdanit dhe Dr. Marianne
Graf, si dhe grafikat „Die Braut von Mitrovica“, “Skanderbeg in Kruja”, “Albanische
Gutenachtgeschichte”, “Albanerin mit Pferd”, “Tanz der Schwerten“, dhe “Flugzeug
auf Festung”, të cilat si grafika te rëndësishme shumë herë kanë qenë të
publikuara në media.
Mag. Valbona Reinmüller mit Bild "Die Braut von Mitrovica". Albanische Botschaft in Wien, 19.05.2017. PHOTO: VAHEDIN AJETI |
Kush është nusja nga Mitrovica?
Kjo vepër meravilioze, grafikë e punuar me teknikë të
vizatimit me tush antik nga piktori i shquar Gazmend Freitag, është e bazuar në
fotografinë e një çifti shqipëtar në Mitrovicë, Kosovë e cila daton nga viti
1916/1917. Kjo fotografi në të cilën është e pasqyruar e përditshmja e banoreve
shqipëtar në qytetin e Mitrovicës akoma e dominuar me elementet osmane është
pjesë e një serie të fotografive të bëra gjatë Luftës së Parë Botërore, kur
trupat e komandos së XX. të ushtrisë austro-hungareze ishin të stacionuara
atje. Fotografi është i panjohur ndërsa fotografia origjinale gjendet në
Arkivin Shtetëror Austriak në Vjenë*. (Mag. Valbona Reinmüller, akad. Balkanologin, Dolmetscherin und
Übersetzerin).
Kommentare
Kommentar veröffentlichen