Gazmend Freitag përgjatë
ekspozitës personale në GALERIE - halle në Linz, Austri, 2013 |
Tek piktori ekziston një instinkt themelor, një vlerësim i
brendshëm në vizatimin e urave
Kushdo që sheh pikturat e Gazmendit do të provokohet patjetër nga një mendim i hollë, një kujtim apo një ide. Për shembull Ura e Prizrenit të nxit gjithë këtë meditim. Unë isha mësuar që ta shikoja këtë urë në qytetin e njohur shqiptar, por kur e shikon të realizuar në ngjyra nga Gazmendi, përjeton një mendim-provokues në kushtet formale të të bukurës, por edhe përbërjen, ritmin, manipulimin me ngjyra, e të gjitha këto kanë kontribuar në një vepër të mirërealizuar, por më së shumti “që të hap imagjinatën, që të nxit shpirtin."
Unë mendoj se “Urat” e Gazmendit bëjnë pjesë në koleksionin e punëve të mëdha europiane të kësaj tematike, ku spikat për pos të tjerave edhe aftësia e tij për të arritur, për të realizuar një temë të përbashkët, një fije të përbashkët, një emocion të përbashkët, me bukuri të mjaftueshme për cdo qytetar të botës ku jetojmë. (Istriva Gava)
Ura e gurit në Prizren nga Gazmend Freitag, 2012. Koleksion privat |
Gazmend Freitag në studion e tij në Linz, 2012 |
Kommentare
Kommentar veröffentlichen