PIKTORI GAZMEND FREITAG NJË REALIST

Gazmend Freitag, piktor. Performancë me autoportretin e tij në Linz, Austri, 2015. Photo: Wilson Holz

ASJE DUKA

Gazmend Freitag, lindi për të hyrë në botën e pikturës si një uragan, ku natyra njerëzore gjeti pasqyrimin e vet më të çilter. Emri i tij ka mbi një dekadë që udhëton nëpër botë nëpërmjet tablosh  befasues, ku problemet e mprehta sociale që e shqetësojnë dhe e privojnë sot botën njerezore, kanë gjetur te peneli i piktorit bisturinë e së vërtetës së dhimbshme.

Personazhet e pikturave të Freitag përpiqen ti shmangen vetmisë për t'i dhënë kuptim jetës së tyre nëpërmjet dashurisë absolute, vesit apo çmendurisë. Freitag është ndoshta nga piktorët e rrallë që nuk i kanë fshehur asgjë artdashësve, duke bërë autopsinë e tyre, mbasi kanë bërë autopsine më të vështirë të njeriut, atë në drejtim të një pikture gjithnjë e më të zhveshur dhe të një frymëzimi në të cilin autobiografia çlirohet nga pëlhurat e saj të fundit duke synuar skajet më të thella të labirintheve njerëzore.


Një dëshmi përvëluese është dhe piktura e fundit... një evokim i matur dhe tronditës, i një marrdhënie art-artist. Janë këto piktura të gjalla dhe reale që krijojnë artistin brenda jush Z.Freitag, apo fantazia juaj vesh me art dhe "asgjënë"?! 


Kommentare