GAZMEND FREITAG: BIOGRAFI

Gazmend Freitag, Linz, 2016. PHOTO: ELFRIEDE ÖSTERLE

GAZMEND FREITAG u lind, më 25 maj 1968 në Pataqan të Poshtëm. Atë vit babai  i tij, Asllani punonte në Lyon të Francës si mërgimtar. Nëna e Gazmendit, Qamilja, është amvise dhe nuk zotëron shkrim lexim, por është një grua bujare, e dashur dhe shumë shpirtmirë.  Ajo lindi pesë djem dhe asnjë vajzë, nga të cilët Gazmendi i treti. Nëna kishte një dashuri të madhe për fëmijët e saj, kujdesej për ushqim, veshmbathje, shëndetin e fëmijëve. Si nënë kishte  dëshirë të madhe që fëmijët të shkolloheshin dhe tregonte kujdes të veçantë për vazhdimin e rregullt dhe zellin e tyre në mësime.  
          
Qe si fëmijë Gazmendi dallohet me  prirjen e tij për vizatim. Ai si  nxënës krahas vizatimit ishte i përkushtuar edhe ndaj letërsisë. Familja e tij nuk kishe njohuri nga arti dhe letërsia, andaj  mungoi edhe  përkrahja e saj ndaj prirjeve të fëmijëve.
         
Nga të gjithë vëllezërit, Gazmendi dallohet me prirjen për artin figurativ, vizatimet e tij që në shkollën fillore i zbukuronin muret e saj edhe pse ato nuk zgjuan ndonjë vëmendje të veçantë. Vëmendja do  të lindë tek pasi Gazmendi e fiton mirënjohjen nga “Rilindja për Fëmijë” e cila botohej çdo të martë, shtojcë e gazetës Rilindja në Kosovë. Gazmendi  zuri vendin e tretë në Kosovë me poezinë e tij.
         
Vizatimet e para të fëmijërisë si nxënës i ruhen në arkivat e shkollës fillore në fshatin e tij ku kreu katër klasë. Shkollimin e mëtejmë Gazmendi e vazhdoi në Fortesë, në ciklin e lartë të fillores nga klasa e pestë deri në të tetën. Dy vitet e para të gjimnazit i mbaroi në Rahovec kurse klasat e tretë e të katërt në gjimnazin e Prizrenit, ku edhe banonte.  Pas përfundimit të gjimnazit si teknik i punëve administrative e regjistron Fakultetin Juridik në Prishtinë në vitin 1987, kur edhe detyrohet të shkon në shërbimin e detyruar ushtarak. Pas shërbimit ushtarak një vjeçar ai u kthehet studimeve në vitin 1988. Kjo ishte koha më hidhur e Gazmendit pasi posa kishte mbaruar dy semestra mbyllet me dhunë Universiteti i Prishtinës për shqiptaret nga pushtuesit serb. Studentët organizojnë protestat e tyre në vitin 1989 për mbrojtje të UN- dhe studimeve  ku Gazmendi ishte në mesin e tyre. Shumë nga ata do e paguajnë edhe me jetën e tyre e të tjerët arrestohen dhe priteshin të arrestohen ndër ta edhe Gazmendi. Ishte një situatë e rëndë dhe ai kthehet në vendlindje me shpresa të thyera.
        
Kjo gjendje e pashpresë e detyron që në vitin 1990 të largohet nga vendlindja për në Gjermani, kur edhe merr hapin vendimtar t’i kushtohet pikturës.

Nga viti 2004, jeton dhe vepron ne Linz, Austri.

Në vitin 2013 studime në drejtimin Nudo në Universitetin e Arteve në Linz te profesoresha Annelies Oberdanner.

Punimet e Gazmendit  janë me motive të shumta: autobiografike, nga rrethi jetësor, peizazhe nga vendlindja, portrete njerëzish nga më të ndryshmit, kujtime nga fëmijëria në vendlindje, punime nudo, natyrë e qetë etj. Kryesisht teknikë nga grafika me laps, shkumës e tushe, ngjyra vaji në kanavace etj. Të gjitha këto vepra arti shprehin ndjeshmërinë shpirtërore të  autorit ambicioz. Nga viti 2013 është antarë në :::kunstprojekte::: në Vjenë.  Ndersa nga viti 2015, Ilustrator për shtëpinë botuese Axiomy në Königstein, Gjermani.







Kontakt:

GAZMEND FREITAG

Jägerstraße 10
4040 Linz | AUSTRIA


Email: admi@gazmendfreitag.net
Tel:    0043 680 1402 739




PHOTOGRAPHY: http://www.gazmendfreitag.net/photography/

Kommentare