PORTRETE QË FLASIN SHUMË!


Gazmend Freitag, Artist

PORTRETE QË FLASIN SHUMË!
Remzije J. Zekolli
Piktori shqiptar Gazmend Freitag  tashmë ka bërë emër të njohur  në artin ndërkomëbtarë. Dua të theksoj se piktori i takon gjeneratës sime studentore të viteve 1988/89. Ishim gjenerata e sakrificës  dhe pjesëmarrëjes sonë  masive në tubimet dhe proceset  e kohës që kaluam si komb. Këto erëra demoktratike kishin filluar të fryenin në evrop, e cila e mori piktorin me vete. NE jemi  gjenerata e art studentore.

Ai me krijimet e tij artistike ka lënë  gjurmë të thella në  artin e pikturës moderne dhe ka hyrë triumfalishtë  në krijimtarin nderkombëtare. Me mjeshtrin e tij  më së miri e  bukur din  të kombinoj klasikën me modernen. Bukur bënë harmonizimin e ngjyrave të jetës që jetojmë duke përfshirë kombëtaren, përditshmërinë  njerëzore, familjen dhe personalen. Motivi i pikturave të tij është i përzier, por piktori ynë  shpesh din të jetë edhe provokues, vetëm ai din ti bartë në pëlurë me ngjyra vaji.


Në krijimtarin e larmishme të tij si piktura në stilin e  peizazheve,  vendë të merituar  zëjnë  portretet të cilat në pëlhurë i sjell me nje dashuri fisnike që ka për to dhe me lapsin e tij të thejshtë i jep vrull portreteve. Porteret e tij  mund ti ndajmë në tri kategori:
e para portrete personale
e dyta portrete  kombëtare
e treta portrete  të kulturës.


Në planë të parë si për çdo personalitet edhe për Gazin është familja e cila është më e shejta në botë. Prej një maestro të madhë dhe talentin e tij të lindur,  me kujdesë portrertizon nënën e çmuar Qamile e cila në veten e saj përfaqëson edhe shumë nëna shqiptare, ajo është sinomim i sakrificës së nënës shqiptare në përgjithësi,  por atyre  kryefamiljareve në veçanti,  pasi kishte bashkëshortin në megrim. Ajo ishte e detyruar mbi supet e saj vetë bartëte  barrën e kujdesit ndaj pesë djemve të saj ti rrisë dhe edukoj  ata në frymën  humane dhe atdhetare.
Kjo nënë shqiptare, kjo heroinë,  artit pamor ndërkombëtar i dhuroi piktorin e njohur Gazmend Freitag.


Porterti  i vajzave të mrekullushme të piktorit me mejshtri jan hedhur në pëlhurën e tij magjike  Majlindës,  Mirjetës dhe Mirandës me plotë të drejtë mund të konstatoj se ato janë kryevepra e piktorit  në zhanrin e portreteve të tij, fisnikëri, nostalgji, madhështi, mall e krenari për princesat e tij.


Portetet kombëtare humanistja Nëna Tereze e njohur si shqiptarja e parë , që në vitin 1979 për humanizmin e saj  mori çmimin Nobel për Paqe. Heroi kombëtarë Skënderbeu me trimërin dhe strategjin e tij të treguar ndër beteja zë vend me rendësi  në portretet e tij.  Si duket vizitat e shpeshta në muzeun e Vjenës ku me mburrje ruan përkrenaren dhe shpaten e tij e kanë impresionuar piktorin e pa lodhur të hedhë portrertin e tij në kornizë.



Portrete e artit e kultures siç  është aktori i njohur shqiptarë Aleksandër Moisiut i cili edhe sot e gjithë ditën  mbeti i pa zëvendesuar në derrasat e teatrit Vjenez, por edhe atij  botërorë, e qe bëri shumë njerëz të famshëm  ta adhurojne ate dhe ti duartrokasin për rolet e tij mreslënëse që me mejshtri diti ti lunate. Gjurmëve të tij ngadal por sigurtë është duke ecur piktori jonë i dashur.



Aleksander Moisiu by Gazmend Freitag

Skenderbeu by Gazmend Freitag

 
Nene Terteza by Gazmend Freitag
Bekim Fehmiu by Gazmend Freitag
Hazir Mehmeti by Gazmend Freitzag

Nena Qamile by Gazmend Freitag
Nexhmije Pagarusha by Gazmend Freitag
Miranda Freitag by Gazmend Freitag
Ismail Kadare by Gazmend Freitag
Sandra Rehschuh by Gazmend Freitag
Dervish Mehmeti by Gazmend Freitag
Faik Smajli by Gazmend Freitag
Martin Camaj by Gazmend Freitag
Remzije Zekolli by Gazmend Freitag












Kommentare